Luan Hoti do të jetë kryetari i ri i PD-së në Durrës. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se kryetari i Partisë Demokratike për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Në vend të tij, është emëruar Luan Hoti, i cili mbante postin e sekretarit të degës të Partisë Demokratike.

Sipas burimeve nga PD, Xhaferaj ka dorëzuar dorëheqjen që në muajin korrik, kjo në bazë të rregullores e cila përcakton se cilido kryetar dege që kandidon për deputet, s’mund të ushtrojë më funksionin e kryetarit të degës, teksa është firmosur tani nga kreu i PD.

Whatsapp Image 2021 12 02 At 17.20.28
Whatsapp Image 2021 12 02 At 17.20.28

Hoti është emëruar në këtë detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve në Durrës duke zëvendësuar kështu deputetin Ferdinand Xhaferaj .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb