DURRES

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësorë. Vendimi u miratua pas kërkesë së bërë nga vetë magjistratja e cila prej disa vitesh është drejtuese e Gjykatës së Durrësit.

Gjyqtarja e Durrësit ka zgjedhur një tjetër sfidë siç është ai i sektorit privat.

Dorëheqja:

“Pavarësisht pasionit tim për profesionin e gjyqtarit, duke qenë se më është ofruar një mundësi profesionale me preferencën dhe ekspertizën time në fushën e Shoqërive Tregtare, kam vendosur të ndjek një stad të ri në karrierën time, duke iu përkushtuar sektorit privat. Mundësia që më është ofruar në këtë sektor në pozicionin e Drejtores Juridike pranë Spitalit Amerikan, paraqitet si sfidë e re profesionale për mua”. Kjo është një pjesë e dorëheqjes së Joana Qeleshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb