TIRANE-Tranjeri i Tiranës Gugash Magani jep dorëheqjen pas humbjes së thellë 4-1 ndaj Kukësit.Në një pronocim për Super Sport, tranjeri i bardhëbluve ka shprehur keqardhje dhe turp për humbjen e pësuar në Kukës.

“Largohem. Me vjen keq dhe turp per kete humbje! Nuk mundet Tirana te paraqitet keshtu! Marr pergjegjesite e mia, por skuadra nuk me bind taktiksht! Eshte e papranueshme qe te varemmi nga te tjeret per pjesemarrjen ne Kupat e Europa. Largohem definitivisht”, u shpreh trajneri pas ndeshjes.
“Nuk kam asnje kontakt me Flamurtarin. Mund te jete dehsira e tyre per te me pasur trajner, por nuk kam pasur asnje kontakt. Kam qene gjithnje i fokusuar te Tirana”.

“Kemi gabuar shume ne merkato. Kemi marre tere kohen gjenerale, por ne ekip duhen edhe gjenerale. Kukesi kishte sot ushtare dhe jo gjenerale ne fushe.”

(a.n/panoramasport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: