Ministrja e Brendshme austriake, Johanna Mikl-Leitner e Partisë konservatore të Popullit (VP) do të lerë postin e saj dhe do të kthehet në vendlindje, në provincën e Austrisë së Poshtme.

Ajo do të marrë atje detyrën e zëvendësguvernatores së provincës, që drejtohet nga Erwin Proell. Ajo do të zëvendësohet Wolfgang Sobotka, më 21 prill. Mikl-Leitner ka patur rol të madh në politikën austriake të refugjatëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: