Të tjera detaje dalin në dritë nga sulmi që ndodhi sot në Sarandë, ku një 39-vjeçar u dhunua nga disa persona. ‘BalkanWeb’ ka mësuar se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet M.M., me profesion avokat.

Tre personat e paidentifikuar, pasi i dëmtuan makinën, nxorën avokatin me forcë nga mjeti dhe e goditën me shkopa bejsbolli, duke i thyer dorën dhe këmbën, ndërsa ka dhe fraktura të shumta në trup.

Gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të policisë, nga shtrati i spitalit avokati tha se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë. Aktualisht policia po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 13:05, në lagjen Nr.4, në afërsi të Portit, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të fortë, shtetasi M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb