Analisti Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka analizuar tashmë situatën pas dorëzimit të listave nga partitë në KQZ.

Ngjela thotë se edhe kësaj radhe liderët kanë zgjedhur lista partie, por pyetja më e madhe është se sa të inkriminuar ka në këto lista.

Për Ngjelën, paralajmërimet e ambasadores amerikane janë shumë të qarta dhe se tashmë topi është në fushën e Uashingtonit.

Sipas tij,të gjithë duhet të presin tashmë SHBA, pasi nëse hesht atëhere s’ka fakte, por nëse jo atëhere do të nxjerrë emrat e të inkriminuarve dhe për Ngjelën liderët e partive që kanë përgjegjësi në individët përkatës do të ikin pasi nuk përmbushën kërkesën e politikës amerikane.

”Nuk ka rëndësi ku e vendos veten, se ai e vendos në vend të sigurt. Nuk e vendos në numrin 20, as 12. Është problem kot. Brenda normalitetit të një fushate elektorale. Dmth në atë vend do marrë minimumi 8.
Kjo është brenda nocionit të fushatës. E kanë bërë dhe të tjerë. Këto janë lista partie.

Objektivat e Ramës
Fushatë. Pyetja më e madhe është sa të inkriminuar janë. Këto janë broçkulla. Sepse hyn në konflikt me politikën amerikane. Mban dot Rama ditë për ditë konflikt me SHBA, me se do e mbajë, me avionët, me ekonomi,. E suporton dot Shqipëria një embargo të SHBA. Këta janë mendjelehtë. Ka marrë korrupsionin Meta e ka futur në listën e tij.
Këta ose i kanë përdorur bashkë kur kanë qenë në qeveri, ose janë bashkë. Meta e bëri korrupsionin parlamentar. Sepse mendon se janë të sigurt nga antikorrupsioni. Nëse fillon hetimi parlamentar, dhe SPAK me Byronë e Hetimit nxjëerrin faktet se sa para ke, kush do e mbrojë.
Kjo të lë kuptuar se këta kanë qenë bashkë. Gjithë fluksi. Hetoheni.
Unë e kam mbrojtur, Fatmiri ka punuar mirë, ka punuar shumë mirë si Minsitër i Drejtësisë. Ka qenë nën influencën e politikës amerikane, Ramës as disktohet. Pas eleminimit të Xhafës ka rënë intensiteti i Reformës. Herë herë mendon se prandaj e hoqën, që të ikte tensioni, se ai është ekspert, profesionist, jurist.
Me kalimin e 2-3 muajve e mori veten se ka punuar mirë dhe Manja, si kryetar i komisionit të Reformës. Politika nuk ndryshon në asnjë vend. Ka pasur konflikt midis Xhafës dhe Ramës. Gjatë Reformës ai nuk e ka pyetur fare. Duke i dhënë të kuptohet se ishte me ndërkombëtarët, sidomos SHBA.
Se çfarë ndodhi si e hoqi, nuk e di, por Reforma në Drejtësi është drejt përfundimit. Në çdo konkurrencë politike ndodhin këto. Dihet që Xhafaj vjen nga një tjetër origjinë e PS, është themelues. Kurse Rama është i ardhur. Nuk është në konflikt vetëm me Xhafën, por në konflikt me gjithë themeluesit. Rama s’është politikan burrë shteti i lartë, po bën gabime të rënda. Nëse mendon se me këto mund t’ia hedhi forcës amerikane për reformën anti-korrupsion gabohet.

A e keni parë ndërhyrjen e ambasadores amerikane për të inkriminuarit? Ky është shkaku. Janë të korruptuarit që kanë qenë ministra. Problemi qëndron se Meta pruri korrupsionin. Këtu ka një gjë, ose ai e ka përdorur si kryetar partia apo kryetar parlamenti, ose kanë qenë bashkë. S’merrem me emra.
Këtu nuk është luftë emrash, por konceptesh. Mori korrupsionin Meta. Mbase të korruptuar s’janë të gjithë. Pyetja që bëhet këtu është pse. Ose është me Metën dhe tallen me popullin, ose ky është tallur me të. Më duhen emrat mua, emrat do i nxjerrë politika amerikane. Nëse nuk heq të inkriminuarit do nxjerr emrat.
Jo 100%. Nuk më duhet mua kjo. Më kërkoni detyrën që e ka dikush tjetër. Të gjithë kemi dëgjuar se ambasadorja amerikane ka folur me gjuhë të ashpër. Hiqni të inkriminuarit u ka thënë dy palëve. Unë di që ky po punon me qeveritë e korruptuara. Vijmë tek të tjerët, edhe ata kanë marrë ish-ministra të korruptuar, i ka akuzuar bota jo unë. A e ka përmbushur Rama kërkesën e SHBA për listat, që ka dalë nga ambasadorja amerikane dhe DASH? Të shohim, nuk mund të nxitohemi.
Ata i kanë provat, jo unë. Nëse thonë ky ky ky dhe ky. Dhe këta nuk bëjnë lëvizje, s’dihet çndodh. Zëri i Amerikës nëse në tre emisioni i bën thirrje shqiptarëve mos votoni të inkriminuarit, atëhere abstenimi do jetë i madh. Këta nuk e dinë çështë politika, kuptoj që janë të trembur, por kështu nuk fitojnë dot.
Kjo është thembra e akilit, që kanë apo nuk kanë të inkriminuar në lista. Nuk i kam unë listat, i ka Uashingtoni. Ju lutem. Më duhet të jemi të saktë. Pse me dyshime është kjo punë. Ministrat janë të korruptuar. Dimë këtë fakt, dhe kërcënimin e ambasadores amerikane të heqin të inkriminuar. Po vrasin politikisht. Nëse heshin, të shohin. Nëse nuk heshtin, shenjat janë shumë të rënda për dy partitë.
Me përjashtim të Xhafajt, këta të tjerët s’kanë lidhje me reformën. Janë zëra në shkretëtirë. Kryesorja është që kanë konflikte me Ramën. Majko ka bërë dhe një finde fëminore. U ngrit kundër bashkimit kombëtar. Nuk duhet të ishte fare në listë. E keni dëgjuar që ka qenë kundër bashkimit kombëtar. Mund të jetë dhe konkurrenca me Ramën.
Manja ka punuar shumë mirë, dhe ka mundësi të jetë në mbrojtjen e reformës anti-korrupsion. Ruçi i 10-ti në Fier, pse dalin 10-të në Fier këta?

Nuk ka fakte. Edhe nëse me njoftime të caktuara, s’mund të flasim dot kur e kanë marrë ata në dorë. Po kapi të inkriminuarit, i ke në radhë për të ikur, për të rënë në det. Po kanë futur të inkriminuar, atëhere s’do kenë më perspektivë në politikë. Për liderët politikë po flasim.
Ku ka fuqi Ramziu, tre emisione të Zërit të Amerikës e hodhën në Lanë Saliun. Po e ka realizuar atë që kërkon SHBA, ka perspektivë, nëse jo, s’ka. Shqipëria është vend i NATO-s. E kërkon NATO, e kërkon aleanca pastrimin e asaj me anti-korrupsion. Jo vetëm kaq, por kanë marrë përsipër për të hyrë në BE. Nëse Ramës i ka lindur apetiti të shkojë nga Stambolli në Moskë, që bënin ca raketa për në Hagë me karburant, i morën i rrasën në burg. Do presim Uashingtonin.
Nuk e kam shpikur nga mendja, por kam dëgjuar ndërhyrjen diplomatike të ambasadores. Je e sigurt që dhe në këto lista nuk është dhe Rama? Ku e di unë që në listë nuk është dhe Rama. Është politikë me pulsacione kjo në Shqipëri. Këta janë në mbrojtje, dhe janë bashkë. Le më ata që janë informacionet e tyre. Tani lind problemi, e hodhën topin. Topi është në fushën e Uashingtonit. Të shohim çfarë do na hedhin. Po nxori listën e këtyre, këta janë drejt zeros. Si do shpëtojnë? Do ikë Rama nga Stambolli, e më pas në Moskë. Do shqytohet, e ka zbatuar kërkesën apo jo. Unë di që janë më shumë se 1, më shumë se 2, më shumë se 4.
Zonjë, si CNA dhe FBI me përgjime merren. Nuk e kam thënë unë që s’ka të inkriminuar, e ka thënë SHBA. E kanë zbatuar këta kërkesën amerikane? Nëse politika amerikane i çon deri në fund, këta s’kanë më punë në politikë. Nëse këta kanë të inkriminuar dhe SHBA i nxjerr me emra, atëhere ku do shkojnë këta në Lindje. Duroni ç’thotë. Po nxori emra të inkriminuar e kanë shumë të vështirë, duhet të japin dorëheqjen.
Edhe një herë. Ata janë thjesht njerëz të popullit. Listat ja u ka kërkuar politika amerikane. Ky është investigim gazetaresk, jo i avokatit. Korrupsioni ka qenë prezent në të gjitha qeveritë në 10-15 vitet e fundit. Këtë nuk e kam thënë unë, është botërisht e njohur. Prisni dhe shikoni.”- tha Ngjela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb