Sulmuesi i PSG, Kilyan Mbape, duket se do të jetë përfundimisht lojtar i Real Madrid sezonin e ardhshëm. Tashmë duken se drejtuesit e klubit parizien janë dorëzuar dhe nuk mund të bëjnë asgjë për të mbajtur sulmuesin në Paris.

Në një intervistë për El Mundo Deportivo, Naser Al-Atijah, një anëtar zotërues i “Qatar Group” deklaroi se francezi është akoma dhe më shumë larg Parisit.“Mbape te Real Madrid? Tani ju dini çdo gjë. Kur dikush dëshiron të largohet, nuk është e lehtë ta mbash” – u shpreh Al-Atijah.

Duke filluar nga data 1 shkurt, Mbappe do të jetë i gatshëm të nënshkruajë me Real Madrid. Përpjekjet për ta mbajtur sulmuesin në verë ishin të kota dhe verën e ardhshme, PSG nuk do të përfitojë asgjë nga largimi i 23-vjeçarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb