Dorëzohet Bayern Munchen. Pas presionit të jashtëzakonshëm të bërë ndaj sulmuesit të tyre, Robert Lewandowskit për ta mbajtur në skuadër edhe pa dëshirën e tij, kampionët e Gjermanisë kanë ndërruar mendje.

Sipas Sky Germany, bavarezët e kanë kuptuar se polaku nuk do qëndrojë në Mynih dhe i kanë vendosur një çmim. Kushdo që dëshiron të ketë në ekip sulmuesin, duhet të paguajë 60 milionë euro. Kjo shifër mund të ulet deri në 50 milionë euro.

Kontrata e futbollistit skadon vitin tjetër, por vetë Lewa nuk është i prirur për ta respektuar atë. Skuadra e interesuara janë të shumta, e në krye të listës është Barcelona.

Grr
Grr

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb