U është dorëzuar ditën e sotme blloku i parë i rezidencial, familjeve që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit në Vaqarr, Tiranë. Në një  ceremoni ku merrnin pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe përfaqësues të “Fundjavë Ndryshe”, kryeministri Edi Rama tha se  kjo përpjekje do të ndryshojë jetën e 33 mijë familjeve që janë prekur në të gjithë vendin nga tërmeti i 2 viteve më parë.

Sipas Ramës falë kësaj përpjekje shumë familje sot jetojnë në kushte shumë më të mira.

“Këtë fazë tjetër të procesit të rindërtimit që është faza e dorëzimit ta fillojmë në Vaqarr të ndërtuar me dashuri, cilësi dhe dashuri të madhe. Ky bllok ka pranë shkollën 9 vjeccare, gjimnazin, qendrën shëndetësore dhe të gjitha shërbimet e tjera administrative. Sot familjarët kthehen në shtëpi shumë më të mira se sa i kishin. Më vjen mirë që gjithë kjo përpjekje po ndryshon cilësisht jetën e 33 mijë familjeve. Janë 33 mijë familje në të gjithë hapsirën ku ka goditur tërmeti 2 vite më parë. Falë kësaj përpjekje të madha ata janë sot ose në kushte shumë më të mira . Nëse shohim sot listën a atyre që kanë hyrë në shtëpi, janë mijëra e mijëra që banojnë në htëpi indiviuale të rindërtuara, janë mbi 500 familje në Tiranë. Jemi në fazën që fillojmë me blloqet”- tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: