Borussia Dortmund është gati të heqë dorë nga një prej taleneteve më të mëdhenj të futbollit europian për të mbushur arkën në këtë periudhë të vështirë dhe krize financiare. Pas një rezistence të gjatë, klubi gjerman duket se është dorëzuar, duke I dhënë dritën jeshile largimit të Jadon Sancho. Në orbitën e skuadrave më të mëdha, sulmuesi anglez pritet të rikthehet në Premier League, këtë herë te Manchester United. “Djajtë e Kuq” kanë javë që presojnë për një marrëveshje, duke ofruar 100 milion euro për kartonin e 20-vjeçarit.

0x0
0x0

Kjo shifër kishte nxjerrë jashtë loje Real Madrid, me spanjollët gjithashtu në gjurmët e sulmuesit. Duke parë interesimin e madh, Borussia Dormund kishte rritur pretendimet e saj duke vendosur një çmim 135 milion euro. Manchester United nuk ishte përgjigjur, duke lënë në fuqi ofertën e parë. Ankandi nuk vijoi më tej, teksa klubi gjerman kuptoi se nuk mund të merrte më shumë për talentin. Për këtë arsye, sipas mediave angleze Manchester United pret vetëm fundin e sezonit në Bundesligë për të mbyllur transferimin e Jadon Sancho në Premier League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb