Në vite, C.Ronaldo ka qenë “zot” i vetes, ka qenë ai që ka thënë gjithnjë fjalën e fundit, kështu do të jetë edhe këtë herë. Ylli portugez, prej ditësh i ka bërë të qartë drejtuesve të Man.United se dëshiron të largohet, nuk ka ndërmend të qëndrojë më gjatë në një skuadër që nuk i premton asgjë, për më tepër që nuk luan në Champions League. CR7 vijon të mos paraqitet në grumbullim, një vendim publik që konfirmon dëshirën e tij. Përballë një fakti të tillë, edhe Man.United është dorëzuar.

Daily Mail
Daily Mail

Sipas mediave angleze, “djajtë e kuq” kanë vendosur të pranojnë çdo ofertë që vjen në dyert e tyre për të blerë kartonin e Ronaldo-s. Në fakt, deri në këtë pikë të merkatos, mungojnë ofertat konkrete për C.Ronaldo-n, nuk është e lehtë që një klub të përballojë kostot e tij financiare. Në media këtë periudhë kanë qarkulluar shumë emra, klube si Chelsea, Bayern Munich, Barcelona, Napoli dhe Atletico Madrid, por kandidatët e supozuar kanë filluar duke rënë me radhë. I pari që është vetë përjashtuar nga gara është Bayern, lajm që e konfirmoi CEO i klubit, Oliver Khan:

Cr7
Cr7

“E vlerësoj Ronaldon si një nga më të mëdhenjtë, por një lëvizje në këtë drejtim nuk do të ishte pjesë e filozofisë sonë. Ne kemi një filozofi solide, që është të kërkojmë lojtarë të fortë, po, por pa shpenzime të çmendura, sidomos për një lojtar mbi 35 vjeç“, u shpreh Khan. Mbi këtë temë u pyet edhe Laporta, presidenti i Barcelonës, duke konfirmuar bisedën me agjentin e Ronaldo-s, por të gjithë palët janë të vetëdijshëm se një transferim i portugezit në “Camp Nou” është i pamundur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb