Federata e Futbollit të Spanjës më në fund i është dorëzuar presionit të bërë nga ana e Kosovës se duhet të luajë si me çdo shtet tjetër. Politikisht, spanjollët nuk e njohin Republikën e Kosovës, mirëpo në rrafshin sport, kanë filluar ta bëjnë këtë gjë.

Sot (e mërkurë) Furia e Kuqe do të jetë mikpritëse e Dardanëve në takimin që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror nga ora 20:45. Ballafaqimi do të luhet në stadiumin “La Cartuja” në Sevillë dhe kjo është një fitore e Kosovës në rrafshin e asaj se është shtet i pavarur.

Ndërsa mediat spanjolle kishin filluar të mos e quanin Kosovën si shtet, dje (e martë), menaxheri i Përfaqësueses e detyroi gazetarin e AS që ta quajë Kosovën shtet dhe t’i drejtohet Bernard Challandes si selektor.

Federata e Spanjës paralajmëroi në faqen e tyre në “Twitter” ndeshje ndaj Kosovës, duke iu referuar si shtet dhe natyrisht se në stadium do të jetë flamuri i Kosovës dhe do të intonohet himni.

Seleccion
Seleccion

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb