90 milion euro kesh plus një lojtar të përzgjedhur nga Inter. Kjo është kërkesa fikse e klubit zikaltër për të lënë të lirë Lautaro Martinez. Nga Spanja vijnë të dhëna të reja për këtë tratativ të cilën Barcelona kërkon ta mbyll sa më shpejt të jetë e mundur: “Lautaro ok”, ky është titulli i të përditshmes “Sport”. Sipas gazetës spanjolle, oferta e Barcelonës mbetet e njëjtë, 60 milion euro kesh plus kartonin e Vidal plus një lojtar tjetër.

Sport
Sport

“Sport” shton se Inter kërkon një anësor, një ndërmjet Semedo ose Emerson. Gjithçka është e mbyllur sa i takon akordit me lojtarin: Lautaro dhe Barcelona kanë gjetur ndërmjet tyre prej kohësh një akord verbal, një kontratë 4-vjeçare nga ku Martinez do të përfitoj 10 milion euro në sezon, tek Inter aktualisht përfiton 1,5 milion euro neto. Sigurisht që Inter do të vijoj të insistoj në pjesën kesh, kërkon të paktën 90 milion euro dhe një lojtar, shifër të cilën në këtë periudhë të vështirë Barcelona nuk është e gatshme ta paguaj për këtë arsye ka përfshirë dy lojtarë në tratative. Pozitat e Interit në këtë marrëveshje po zbehen pasi është e qartë dëshira e lojtarit për tu transferuar në “Camp Nou”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb