Të ëndërrosh nuk kushton asgjë. Pas shumë kohësh duke punuar për një rikthim të bujshëm të Pogbas në Torino, francezi është rikthyer sërish të jetë thjeshtë një ëndërr. Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” janë kthyer me këmbë në tokë, janë rikthyer në realitet duke kuptuar dhe pranuar se transferimi i Pogbas është i pamundur në këtë kohë. Vullneti i të dy palëve, i vetë lojtarit dhe i Juves, nuk mjafton. Sipas “TuttoSport” problemi më i madh ka të bëj me pagën e tij vjetore. Juventus ka vendosur një limit për të ardhmen, pagat e lojtarëve nuk duhet të kalojnë shifrën e 9 milion euro në sezon.

Tuttosport
Tuttosport

Sigurisht do të ketë përjashtime për raste të veçante, Pogba mund të ishte një prej tyre por dyshja Pogba-Raiola duhet të heqin dorë nga kërkesa e tyre prej 20 milion euro përpara se bota e futbollit të ndalonte si pasoj e Covid-19. Pengesë gjithashtu mbetet edhe Man.United. Drejtuesit e “djajve të kuq” janë shprehur qartë, kush dëshiron Pogba duhet të blej menjëherë kartonin e tij duke hedhur poshtë çdo lloj huazimi të mundshëm. United kërkon afro 100 milion euro, mbase mund të bëjnë një kosto të vogël, por në çdo rast në këtë periudhë do të ishin shumë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb