Si një mjeshtër i vërtetë, Jose Mourinho mbajti të karikuar Marash Kumbullën deri në ditën e finales së Conference League, duke e konsideruar si një pjesë të rëndësishme të Romës, madje u shpreh i bindur se ylli kuqezi do të vijojë të qëndrojë në kryeqytet. Ndryshe nga deklaratat publike, Mourinho dhe stafi i tij po punojnë me kohë të plotë për të gjetur një qendërmbrojtës në tregun e transferimeve.

Bbbb
Bbbb

Tekniku portugez ka një fiksim të ri, kërkon shërbimet e Clemente Lenglet, me francezin që nuk bën pjesë në planet e Xavi. Në këtë kushte, Kumbulla vijon të shihet si një zëvendësues te Roma, status që po fut në mendime qendërmbrojtësin.

Kumbulla
Kumbulla

Jo vetëm situata në klubin verdhekuq, në të njëjtën kohë, Ivan Juric, ish trajneri i tij, e kërkon me insistim te Torino. As Roma nuk do ishte kundër shitjes së Kumbullës, ose ta lënë të lirë në formë huazimi. Mbetet për tu parë se si do të vijojë merkato e Romës, vendime të cilët mund të kenë efekt domino edhe për të ardhmen e Kumbullës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb