Armando Broja ka qenë dhe mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve, i shumëdëshiruar nga klube të mëdha evropiane. Për sulmuesin kuqezi do të dëgjojmë shumë edhe në vijim, pasi të hapet merkato e janarit, por për momentin as Broja e as drejtuesit e Chelsea nuk kanë ndërmend të ndahet ndërmjet tyre.

Broja
Broja

Broja vijon të lakohet fuqishëm në Serie A, Premier League, por së fundmi edhe në La Liga, ku mediat shkruanin për një interesim nga ana e Atletico Madrid. Pavarësisht ofertave, të paktën mediatikisht, në shtëpinë e bluve besojnë shumë te talenti i tyre.

Broja
Broja

Me Potter në stol, Broja ka pasur më shumë minuta, ndërsa të mërkurën, në ndeshjen kundër Dinamo Zagreb, sulmuesi shqiptar është projektuar si titullar. Chelsea e ka siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8 në Champions League ndërsa Potter ka planifikuar një rotacion të pjesshëm për t’i dhënë më shumë frymëmarrje ekipit në Premier League, ku së fundmi pësuan një humbje të rëndë përballë Brighton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb