Kylian Mbappe po kalon orët e tij të fundit në Paris, gjithçka duket e mbyllur me yllin francez i cili pritet të transferohet në Madrid. Në kushte të tilla, pas refuzimeve të shumta, edhe drejtuesit e PSG duken të dorëzuar, tani po mendojnë vetëm për të gjetur pasuesin e tij.

Sipas mediave evropiane, mes kandidatëve të shumtë, së fundmi ka fituar kuota Sadio Mane. Ylli i Liverpool nuk ka firmosur ende rinovimin e kontratës me të kuqtë, aktualja skadon në 2023, ndërsa ka dhënë sinjale se mund të ndryshojë ambient.

Psg
Psg

Pas finales së Champions, emisarë të PSG pritet të vendosin kontakte me përfaqësues të lojtarit për të kuptuar nëse ekziston mundësia për një kalim të mundshëm në Paris.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb