Testi i dytë miqësor i Kombëtares U-19 i zhvilluar kundër Islandës U-19 nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena” ekipi i drejtuar nga Erion Bogdani është mposhtur me rezultatin 1-4.

Golin e vetëm të takimit për skuadrën kuq e zi e realizoi Nezha në minutën e 48-t, duke shkurtuar rezultatin përkohësisht. Deri në përfundim të takimit skuadra mike realizoi edhe dy herë të tjera.

Kujtojmë që në përballjen e parë të zhvilluar në “Roza Haxhiu”, Kombëtarja U-19 fitoi me rezultatin minimal 1-0 kundër Islandës. Autori i golit ishte Ernes Muçi.

SHQIPËRI U19- ISLANDË U19 1-4

Shënues: Nezha 48’/ Heimison 5’, Andrason 44’, Arnorson 69’, 85’

FORMACIONI I SHQIPËRISË U19: Alija, Isufi, Ismailgeci, Kalaj, Doda, Çelhaka, Lakti, Gkertsos, Pasha, Nezha, Muçi. Trajner: Erjon Bogdani

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb