Jo vetëm Skuka, një tjetër “bomber” pritet të largohet nga Shqipëria. Redon Xhixha ndodhet në të njëjtën situatë, ofertat për sulmuesi bardheblu nuk mungojnë, në lojë është jo vetëm Ferencvaros, por së fundmi në garë është futur edhe Arisi i Selanikut. Në tryezën e presidentit Halili ka ardhur oferta e parë zyrtare prej 500 mijë eurosh nga klubi hungarez, ofertë që nuk përmbush kërkesat e Tiranës.

Shehi Xhixha
Shehi Xhixha

Bardheblutë pretendojnë të sigurojnë nga kartoni i Xhixhës afro 1 milionë euro, ashtu siç pretenduan edhe për Seferin gjatë merkatos së verës, por palët mund të gjejnë një kompromis duke përfshirë edhe një pjesë të kartonit. Xhixha është golashënuesi më i mirë i ekipit, edhe i Superligës, në kuotën e 11 golave, do të ishte një humbje e madhe në këtë pikë të sezonit, por dhe Shehi duket i dorëzuar, duke pranuar se edhe Xhixha mund të largohet duke parë ofertat, por dhe dëshirën e lojtarit që kërkon të largohet.

Abazaj
Abazaj

Osmani dhe stafi drejtues nuk kanë humbur kohë, por kanë gjetur zëvendësuesin e Xhixhës, bëhet fjalë për Kristal Abazaj, palët kanë gjetur akordin total ndërsa mbetet vetëm zyrarizimi i marrëveshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: