Silvio Berluskoni pas 31 vjetësh dorëzoi në duart e kinezit Jahong Li çelësat e klubit legjendar italian, Milanit. Ky vendim sipas tij erdhi si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike dhe dëshirës për t’a parë edhe njëherë klubin në majën e botës, aty ku e ka vendin.

Por pas arritjes së marrëveshjes paraditen e sotme, ish-numri 1 i Milanit, Silvio Berluskoni, me anë të një letre i është drejtuar tifozëve të skuadrës me një mesazh të gjatë lamtumire.
C_29_fotogallery_1017908__ImageGallery__imageGalleryItem_3_image-470x317
“Largohem sot, pas më shumë se 30 vitesh. E bëj me dhimbje dhe mallëngjim, por i ndërgjegjshëm se futbolli modern, për të konkurruar në nivelet më të larta europiane e botërore, ka nevojë për investime dhe burime të cilat një familje e vetme nuk është më në gjendje të përballojë. Nuk mund të harroj asnjëherë emocionet që Milani ka ditur të më dhurojë mua dhe të gjithë ne.
C_29_fotogallery_1017908__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image-470x287
Nuk do të harroj kurrë të gjithë personat falë të cilëve kisha privilegjin t’i drejtoja si president i klubit që ka fituar kaq shumë. Padyshim, në fillim trajnerët dhe kampionët e mëdhenj që kanë bërë të mundur këto arritje që do të mbeten përgjithmonë të ngulitura në historinë e futbollit. T’i përmendja një për një do të ishte e pamundur, të gjithë atyre një përqafim të përbashkët.
C_29_fotogallery_1017908__ImageGallery__imageGalleryItem_5_image-470x356
Të njëjtin përqafim ua drejtoj të gjithë atyre të cilët me role drejtuese, teknik, administrativ apo sanitare e kanë bërë Milanin jo vetën një skuadër por një shoqëri model në botën e futbollit. Mes këtyre personave, i pari që citohet është Adriano Galiani, i cili ka qenë ndërtuesi dhe motori i palodhur i Milanit tonë.

Por sidomos, falënderimi më i thellë nga zemra shkon për tifozët tanë. Atyre miliona të apasionuarve që kanë mbushur stadiumet në të gjithë botën për të thirrur ‘Forca Milan’ dhe shumë të tjerëve, të cilët duke qenë fizikisht larg, na kanë qëndruar afër me simpatinë dhe entuziazmin e tyre.
C_29_fotogallery_1017908__ImageGallery__imageGalleryItem_6_image-470x312
Pa ata, Milani ynë fitues nuk do të kishte ekzistuar dhe nuk do të ekzistonte. Me ta kemi fituar gjithçka që mund të fitohej. Kam në sy dhe në zemër mijëra momente në të cilat dëshmitë e dashurisë së mbështetësve tanë kanë qenë të jashtëzakonshme dhe mallëngjyese.
C_29_fotogallery_1017908__ImageGallery__imageGalleryItem_15_image-470x313
Atyre që mbeten, lojtarëve, trajnerit, bashkëpunëtorëve të klubit, të gjithë tifozëve tanë, u drejtoj urimin më të ngrohtë për suksese të mëdha dhe secilit prej tyre u uroj të realizojnë në sport dhe në jetë të gjitha projektet dhe ëndrrat që mbajnë në mendje e në zemër, për ata dhe për personat që duan”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb