TIRANË- Pak kohë më parë, Eduard Halimi dorëzoi mandatin e deputetit të Partisë Demokratike, për t’ju përkushtuar një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një network në Ballkan.

Por pas këtij veprimi duket se Halimi ka ndërmend të shkëpusë të gjitha lidhjet me politikën.

Që sot, ish-deputeti ka lajmëruar se do të mbyllë faqen e tij zyrtare në Facebook, ndërsa do të mbajë një tjetër profil personal vetëm me emrin e tij.

“Përshëndetje. Hapësira në këtë rrjet social do jetë si më poshtë. Kjo faqe komunikimi nuk do të jetë më aktive prej sot. Faqe të tjera me emrin tim janë profile false. Ju faleminderit Eduard”
Capture

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: