Erzen Breçani, ish-zyrtar policie tha në emisionin Now në Euronews Albania se vetë Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë ndërhyrë që Gert Shehu të mos goditej më tej nga turma.

Breçani tregoi se pasi kishte ndërhyrë për ta nxjerrë agresorin në trotuar në mënyrë që ta largonte nga turma e irrituar, vetë truproja e Berishës i kishte përcjellë porosinë e këtij të fundit që 31-vjeçari të dorëzohej në polici.

“Sali Berisha, pasi e kemi nxjerrë në trotuar nga turma, ka ardhur truproja i tij dhe ka thënë që doktori ka porositur që duhet ta dorëzojmë në polici dhe të mos preket më me dorë. Kam qenë duke ecur dhe duke biseduar me të në trotuar. U jam mirënjohës që mu bindën”, tha Breçani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: