TIRANE

Edhe pse e ka mbajtur hermetike lidhjen e tyre, pjesëmarrja e Oltës në “Big Brother” e ktheu edhe partnerin e saj, Dorin, në një personazh të komentuar.

E më në fund Dori ka thyer heshtjen dhe ka folur para pak ditëve për “E diell” në një bisedë telefonike, por ajo është transmetuar dje.

I pyetur rreth lojës së Oltës, ai u shpreh se disa situata e kanë detyruar atë të dalë si “e keqja”, por në këtë pikë e ka përmirësuar lojën e saj.

Ndërsa banori i tij i preferuar është Armaldo. Sa për Luizin, ai u shpreh se nuk ka nevojë për fjalë fakti që, Luizi është i përkryer për atë lojë.

“Po s’kam unë. Luizi në atë lojë është perfekt, s’ka kundërshtar, kot të flasim, farë të kundërshtojmë”- tha ai.

Dori u pyet gjithashtu edhe për aludimet e shumta në rrjet, përmendim këtu rastin e letrës që ai i dërgoi Oltës për Shën Valentin brenda shtëpisë. Në rrjet në atë kohë, qarkulluan thashetheme se letra ishte shkruar nga dikush tjetër. Dori tha se e ka shkruar ai vetë letrën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: