SHKODER-Një mesazh i fortë për qeverinë shqiptare shkon nga ish-eurodeputetja Doris Pack, e cila foli nga Shkodra, qyteti me mjaft vrasje e krime të pazbardhura. Ish-deputetja e PE pas një takimi me kryebashkiaken e Shkodrës tha se, nëse kjo qeveri nuk është gati të çojë para drejtësisë kriminelët, nuk besoj se Shqipëria është gati të anëtarësohet në BE.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar, ne Shkodër kanë ndodhur shumë krime. Jam e shokuar, janë 6 vrasje 2 rrëmbime, nuk e kam imagjinuar se këto mund të ndodhin në një vend, që është në negociata me BE. Për sa kohë që qeveria nuk është në gjendje të dërgojë para drejtësisë kriminelët, nuk besoj se ky shtet është gati të anëtarësohet në Bashkimin Europian”, u shpreh Doris Pack.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb