Schalke 04 ka marrë një fitore me shumë vlera sot përballë Dortmundi-t. Në derbin e Ruhrit blutë kanë triumfuar 2-0, duke blinduar në të njëjtën kohë pozitat në vendin e dytë.

Në ‘Gelserkirshen’, blutë arritën të shënojnë dy herë në pjesën e dytë, fillimisht me anë të fantazistit ukrainas Konoplianka dhe më pas me anë të Naldos, duke vulosur suksesin ndaj një rivali direkt për vendin e dytë.

Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi, Schalke renditet në vendin e dytë me 55 pikë, 4 më tepër se Leverkuseni dhe Dortmudi që e ndjekin nga pas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb