Ekziston një klauzolë lirimi për Erling Haaland nga Borussia Dortmund. E pranoi për herë të parë Hans-Joachim Watzke, drejtor menaxhues i klubit, i cili më pas konfirmoi atë që ishte parashikuar nga shtypi gjerman.

“Është një kusht që ne duhej ta pranonim, përndryshe ai do të kishte shkuar në Manchester United”, – shpjegoi menaxheri për të përditshmen ‘Ruhr Nachrichten’ duke iu referuar sesionit të transferimeve të dimrit të vitit 2020, kur sulmuesi norvegjez dukej një hap larg Premier League.

Watzke nuk bëri të ditur shifrën e parashikuar nga klauzola (të cilën mediat britanike e vlerësojnë në 75 milionë euro), duke thënë thjesht se largimi i bomberit 21-vjeçar është i afërt. “Por unë jam i sigurt se do të gjejmë Haaland-in e ri – nënvizoi ai – sepse ne kemi nevojë për të”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb