Erling Haaland me shumë mundësi do të largohet nga Dortmund. Klubi gjerman nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur për një  “divorc” të tillë dhe ka filluar kërkimet për pasuesin.

Sipas the Sun, emri i parë në listën e verdhezinjve është Sebastien Haller. Haller luan te Ajax dhe ka statistika të kënaqshme këtë sezon. 27 vjeçari ka marrëdhënie të mirë me golin dhe në 27 sfida, ka gjetur rrugën e rrjetës 20 herë.

 

88
88

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka luajtur më parë për Ëest Ham dhe Frankfurt. Kalimi i tij te Dortmund do ishte tejet interesant, duke marrë parasysh këtu edhe karakteristikat e lojtarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb