Jo vetëm Mbappe, një nga emrat më të lakuar në vitet e fundit në tregun e transferimeve është dhe Erling Haaland. Bjondi mbetet një dëshirë e madhe e shumë klubeve, thuajse çdo skuadër që kërkon një “bomber” emri i Haaland ndodhet në majën e listës së dëshirave. B.Dortmund është e qartë në këtë pikë, në raport me Haaland nuk janë në pozita të favorshme, të kushtëzuar shumë nga klauzola e tij e largimit, 75 milionë euro, një shifër që mund ta paguajnë lehtësisht shumë klube.

Haaland
Haaland

Sipas “SportBild”, verdhezinjtë po mendojnë një lëvizje të shpejtë për ta mbajtur sa më gjatë norvegjezin në skuadër, janë të gatshëm ti ofrojnë dyfishim të pagës dhe mbi të gjitha të ndryshojnë klauzolën e largimit, nga 75 në 100 mln euro. Haaland është i lidhur me Dortmund me një kontratë deri në 2024 nga ku përfiton 8 milionë euro kesh. Oferta e re pritet të jetë në 15 milionë euro por as kaq mund të mos mjaftojë. Sipas mediave spanjolle, Haaland do të transferohet tek Real Madrid sezonin e ardhshëm, kjo është e sigurt për ta. Vjen ose jo Mbappe, Haaland është një çështje më vete, Perez ka bindur lojtarin ndërsa Dortmund mund të mjaftohet me 75 milionë eurot e klauzolës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb