Një javë më parë Dortmund u mund në “Sigal Iduna Park” me rezultatin 2-3 nga Liepzing, ndërsa sot verdhezinjtë arritën të merrnin vetëm një pikë përballë Eintracht Frankfurt. Verdhezinjtë e drejtuar nga holandezi Peter Bosz janë ndalur me rezultatin 2-2 në transfertë.


Në fundin e pjesës së parë ky rezultat dukej i pamundur pasi Dortmund udhëhiqte 0-2 me golat e Nuri Sahin dhe Maximilian Philipp. Gjithsesi vendasit gjetën forcat për të barazuar duke përfituar edhe nga përgjumja e verdhezinjve. Për Frankfurt shënuan Haller në minutën e 64-ër dhe Wolf në të 68-ën.


Dy takime radhazi pa fitore i japin shansin e artë Bayern Mynchen të kapë kreun. Kampionët e Gjermanicë të cilët një javë më parë i dhuruan kënaqësinë teknikut Heinkes të debutonte me fitore, përballen sot në orën 16:30 me skuadrën e Hamburg.

Dortmund mban kreun e “Bundesligës” me 20-të pikë, 3 më pak se Bayern Mynchen.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb