Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang, nuk është në listën e të grumbulluarëve të skuadrës së Dortmund për sfidën e së premtes në “Bundesligë” kundër Shtutgard.

Aubameymag thuhet se është përjashtuar nga ekipi për “motive disiplinore”, siç ka konfirmuar vet klubi gjerman për profilit zyrtar në “Twitter”.

Ka qenë një tifoz i Borussias, ai që kishte pyetur në rrjetin social sesi është e mundur që Aubameyang, autor i 15 golave në 17 ndeshje deri më tani, nuk ishte në listën e të grumbulluarve nga trajneri Bosz për ndeshjen e së premtes mbrëma.

Dhe përgjigjja e klubit ishte e shkurtër, por e qartë: futbollisti ishte përjashtuar për motive disiplinore!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: