B.Dortmund i premton “luftë” Bayern Munich për titullin kampion. Verdhezinjtë nuk kanë ndërmend të heqin dorë, me Haaland të rikuperuar kanë gjithnjë një armë më shumë, këtë herë, në javën e 13-të thyejnë me përmbysje 1-3 Wolfsburg. Kjo transfertë nisi në malore teksa e gjetën veten në dizavantazh që në minutën e 2-të. Dortmund reagoi dhe në minutën e 35-të Emre Can barazoi shifrat në 1-1.

Dortmund
Dortmund

Me fillimin e pjesës së dytë, Malen kaloi Dortmund në avantazh, ndërsa në minutën e 81-të, i sapo hedhur në fushë, Haaland sigloi shifrat në 1-3. Falë këtij suksesi, Dortmund merr provizorisht kreun në kuotën e 30-të pikëve, dy më shumë se Bayern, me ekipin e Nagelsmann që pret në shtëpi Armina Bielefeld.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb