Borussia Dortmund është e vendosur mos e lëshojë talentin anglez Jadon Sanco pavarësisht insistimit të Manchester United.

Sot verdhezinjtë kanë refuzuar 98 milionë euro të ‘Djajve të Kuq’ teksa si ekip kanë pësuar humbje financiare prej pandemisë, plot 45 milionë euro.

Por Manchester United nuk dorëzohet dhe po përgatitet për një tjetër ofertë edhe më të madhe, teksa Borussia Dortmund ka bërë të qartë se ofertat pranohen deri më 10 gusht.
Jadon Sancho ndërkohë është shumë pranë rikthimit në Angli, kësaj radhe jo tek ekipi që e formoi si futbollist Manchester City, por tek rivalët e tyre të përjetshëm të qytetit, Manchester United.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb