Tifozët e Dortmund kanë postuar një fotografi tallëse në “Twitter” duke thumbuar Donald Trumpin i cili ka në plan të ndërtojë një mur në kufirin mes SHBA dhe Meksikës. Me synimin për të parandaluar emigrimin, presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka urdhëruar për ndërtimin e një muri në kufirin mes dy vendeve. Muri pritet të jetë i gjatë 3200 kilometra, nga Oqeani Paqësor në Gjirin e Meksikës dhe pritet të kushtojë miliarda dollarë. Plani i Trump ka hasur në kundërshtinë e avokatëve të ndryshëm për të drejtat e njeriut duke kujtuar pikërisht që SHBA është ndërtuar nga bashkimi i kulturave dhe racave të ndryshme.

Klubi Gjermani i Dortmundit ka qenë i fundit që ka kundërshtuar ndërtimin e këtij muri, me një postim në “Twitter”, me thënien e famshme: “Muri i vetëm ku besojmë”, duke iu referuar ”Murit të verdhë”, ashtu si quhet sektori i tifozëve të skuadrës gjermane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb