Është alarm sulmuesish në shtëpinë e Interit, që pas Aleksis Sançez humbet dhe Mateo Politanon për shkak të dëmtimit që pësoi në përballjen kundër Borusia Dortmundit. Ish-lojtari i Sasuolos ka kryer ekzaminimet përkatëse që “kanë përcaktuar një dëmtim në kaviljen e majtë. Lojtari do ta mbajë kaviljen të palëvizshme në pjesën e parë të rikuperimit, ndërsa gjendja e tij do të vlerësohet në javët e ardhshme”, shkruan klubi zikaltër në komunikatën zyrtare.

Kështu Konte nuk do të ketë shërbimet e Politanos për disa kohë, teksa flitet se do qëndrojë jashtë fushave për të paktën 30 ditë. Një situatë që nuk është aspak e lehtë dhe mbi të gjitha në një moment të vështirë pas shfryrjes së trajnerit pas humbjes në Champions League. Tashmë në sulm alternativat janë me pikatore. Përveç dyshes titullare Lukaku-Martinez, mbetet vetëm i riu Espozito.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb