TIRANË-Deputeti Tom Doshi i ka dorëzuar Gjykatës së Lartë një kërkesë për të hequr masën “Detyrim paraqitje”. Dy avokatët e tij mbrojtës, Vladimir Meçi e Ferid Muçaj shprehen se akuza e Prokurorisë nuk qëndron. Gjykata e Lartë pritet që të shqyrtojë kërkesën e deputetit Doshi ditën e hënë.

Në seancën e kaluar Gjykata e Lartë ndryshoi sot masën e sigurisë për deputetin Tom Doshi nga “arrest shtepie” ne “detyrim paraqitje”. Sipas vendimit te ri deputeti Doshi duhet të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 në gjykatë. Gjykata shqyrtoi kërkesën e avokatëve të deputetit për të ndryshuar masën nga ‘arrest shtëpie” në procedim në gjendje të lirë.

Deputeti Doshi ndodhej në “arrest shtëpie” pasi u akuzua se sajoi një skenar për vrasjen e tij dhe të deputetit të PD-së Mhill Fufi. Ai u akuzua për “kanosje për deklarime e dëshmi, ekspertim, ose përkthim të rremë”, “kallëzimit të rremë” dhe për “deklarata të rreme përpara prokurorit”.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: