* Doshi: Këta janë bërë me hije për cdo veprim timin

* Doshi: Nëse nuk hetohet, do bëj kallëzim ndaj Brahos

* Vojsava Ismailaj: Me Tom Doshin njihem prej vitesh, nuk më ka kërcënuar

TIRANE- Deputeti Tom Doshi ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta, pasi është marrë në pyetje në Policinë e Tiranës lidhur me letrën që deputeti Spartak Braho u ka çuar disa ditë më parë krerëve të politikës në vend. Për këtë letër që paralajmëronte “rrezikun e destabilizmit të vendit”, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet, si dhe ka urdhëruar të pyetet Spartak Braho, Vojsava Ismailaj, Tom Doshi dhe Dritan Prifti, të përmendur në letrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

E para në Policinë e Tiranës ka mbërritur bashkëshortja e Kastiot Ismailajt për t’u marrë në pyetje. Vojsava Ismailaj, e cila ka dëshmuar përreth një orë për letrën e Spartak Brahos, është shoqëruar nga avokati i saj Vladimir Meçi.

Në përfundim të marrjes nëpyetje, ajo nuk ka dashur të prononcohet rreth kësaj.

Disa orë më vonë në Polici ka dëshmuar Tom Doshi, i cili ëshë shprehur se Prokurori i Përgjithëm Adriatik Llalla është nën urdhrat e “Padrinos”, siç e quan ai kreun e Kuvendit, duke u shprehur se për çështjen e “atentatit ndaj tij, kryeprokurori nuk mori asnjë masë”.

“Prokurori i përgjithshëm ka reaguar menjëherë për një letër fallco që ka bërë Spartak Braho, ndërsa para një viti kur unë denoncova atentatin ndaj meje nuk mori asnjë masë apo hetim. I kërkoj prokurorit të hetojë këtë çështje dhe ta zbardhë rastin deri në fund, pasi nëse nuk e bën do bëj kallëzim penal kundër Spartak Brahos”, u shpreh Doshi para gazetarëve pas dëshmisë në Policinë e Tiranës.

“Prokurori i përgjithshëm ka reaguar menjëherë për një letër fallco që ka bërë Spartak Braho, ndërsa para një viti kur unë denoncova atentatin ndaj meje nuk mori asnjë masë apo hetim. I kërkoj prokurorit të hetojë këtë çështje dhe ta zbardhë rastin deri në fund, pasi nëse nuk e bën do bëj kallëzim penal kundër Spartak Brahos”, u shpreh Doshi para gazetarëve pas dëshmisë në Policinë e Tiranës.

I pyetur se pse pikërisht ai është i përfshirë në këtë çështje, deputeti Doshi thotë se “këta janë të shqetësuar për çdo veprim që bëj unë. Hija ime u del përpara. Emri im i shqetëson se unë jam i vendosur. Se kur i hyj një gjëje e çoj deri në fund, por me këtë gjë s’kam lidhje. Ata janë të implikuar në aferë, dhe u duket sikur gruaja e Kastriot Islamit kërkon ndihmë nga unë”.

I pyetur lidhur me deklaratat e bëra nga kreu i Kuvendit, Doshi tha se “Mos tregohet aq trim karshi njerëzve, po të shkojë të japë llogari në Prokurori, nëse e bën këtë s’ka nevojë të hetim ndërkombëtar. Edhe për çështjen time. Unë nuk heq dorë nga ajo çështje, deri sa të zbardhet. Edhe prokurori mos shkojë të rrëfehet çdo javë tek “Godfatheri”, se nuk e kemi votuar për këtë gjë në prokurori. Ashtu e ka përmendur dëshmitari i “CEZ”. Atë rol po luan Meta, të “Padrinos”.

Sa i takon takimit me bashkëshorten e Ismailajt, Doshi tha se në polici shpjegoi këtë rast, duke iu përmbajtur deklaratave të dy ditëve më parë.

“Shpjegova sesi ishte takimi me gruan e Ismailit. Më mori në telefon dhe u takuam. Unë nuk kam mohuar të kem takuar Savën. Edhe nesër të më marrë në tel, prapë do ta takoj, ashtu si me çdo person tjetër”, tha Doshi.

PROKURORIA URDHERON HETIMIN
Prokuroria e Tiranës ia ka deleguar policisë dosjen hetimore për verifikimin e letrës së Brahos.

Sipas letrës, Doshi dhe Prifti janë dy autorët e skenarit për të goditur kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Ndërsa letra e Brahos shkon edhe më tej se ndikim për realizimin e këtij skenari ka edhe kryeministri Edi Rama, dhe se sipas tij Doshi dhe Prifti kanë kërcënuar bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, për të dëshmuar kundër Metës në gjyqin për skandalin e CEZ­it.

Por ish-­deputeti i LSI­-së Prifti dhe ish­deptueti i PS-­së Doshi i kanë mohuar këto akuza. Doshi tha se e ka takuar bashkëshorten e Ismailajt pasi e njeh prej vitesh, por edhe vetë gruaja e Ismaliajt tha se letra e Brahos është një formë presioni i shtetit.

ZBARDHET DËSHMIA E VOJSAVA ISMAILAJT NË POLICI
Pas përfundimit të marrjes në pyetje të bashkëshortes së Kastriot Ismailajt në Policinë e Tiranës, është zbardhur edhe dëshmia e saj para uniformave blu. Mësohet se Vojsava Ismailaj ka mohuar kategorikisht të jetë kërcënuar nga Tom Doshi, ndërsa ka pranuar se është takuar me të disa ditë më parë, pasi njihen prej vitesh.

Në dëshminë e saj, Vojsava Ismailaj është shprehur se nuk ka patur asnjë kërcënim apo ofendim nga ana e Tom Doshit ndaj saj, duke shtuar më tej se “Doshi nuk më ka kërkuar favor për asnjë gjë”.

Por bashkëshortja e Ismailajt nga ana tjetër ka dëshmuar se gjatë kësaj kohe ka marrë kërcënime nga persona të ndryshëm, me qëllim që Kastrioti të tërhiqet nga çështja e arbitrazhit për CEZ.

TOM DOSHI MBËRRIN NË POLICI
Ora 19:32- Deputeti Tom Doshi ka mbërritur në Policinë e Tiranës pas urdhrit të Prokurorisë për ta marrë në pyetje. Edhe Doshi do të pyetet pas letrës që kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, u dërgoi krerëve të shtetit se po kërkohet të destabilizohet vendi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb