*Braho: Kush iu ka thene ju qe Meta do vriste dy deputetë?-
*Ristani: Koleget tane te ketij komisioni qe akuzojne Meten se ka dashur ti vrase-
TIRANE
-Partia Demokratike kërkoi sot ndërprerjen e shqyrtimit të ligjeve deri në shkarkimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta. Deputetet e djathtë braktisën sot punimet e Komisionit të Ligjeve, pas debateve të ashpra që shoqëruan nisjen e mbledhjes, për akuzat e Tom Doshit ndaj Metës, si porositës të ekzekutimit të tij dhe deputetit demokrat Mëhill Fufi. Pas refuzimit të kërkesës së tyre nga komisioni ata kanë lenë sallen e mbledhjes dhe kanë braktisur punën e komisionit.
Deputetet Doshi e Fufi nuk kane qenë të pranishem në mbledhjen e sotëm të komisionit që në rend dite kishte shqyrtimin e cështjes së dosjeve, ndërkohë që debati është përqëndruar në temën e ditës, akuzat e Doshit.

Bylykbashi: Sot kemi porosinë për të vrarë dy deputetë janë kolegë të këtij komisioni. Porosia është bërë nga kreu i kuvendit. Është kërkuar zyrtarisht nga PD mocion për shkarkimin e kreut të kuvendit. Prokuroria ka nisur hetimin për këto akuza. Një gjë kaq e rëndë nuk mund të hetohet kurrë nëse ilir meta vazhdon të jetë numri dy i shtetit. Kjo mbedhje nuk mund të vazhdojë të trajtojë ceshtje sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Xhafaj: Po kërkoni të devijoni procedurën parlamentare. Akuzën po e shqyrton prokuroria. Në rastin më të keq iu po i ushtroni presion prokurorisë. Po flisni për nje gjë hipotetike ndërkohë që keni 4 të vrarë në bulevard.
Ristani: Ju bej thirrje ta marrim seriozisht këtë problematikë. Jemi me frikë të vijmë në këtë godinë. Dy kolegë të ketij komisioni tentuan të vriten nga kryetari i Kuvendit. Ai po lëviz i lire në këto korridore.
Braho: Kush iu ka thene ju qe Meta do vriste dy deputetë?
Ristani: Koleget tane te ketij komisioni qe akuzojne Meten se ka dashur ti vrase. Ne nuk jemi ne gjendje te punojme ne komision dhe kemi frike se ne korridoret e ketij parlamenti shetisin vrasës.
Braho: Kush ua ka thene?
Ristani: E ka thënë Tom Doshi
Halimi: 2 deputetë të këtij komisioni kanë dashur të vriten. Nuk mund të mbyllim sytë në këtë mes
Xhafaj: Më thuaj cfarë të bëj unë
Halimi: Duhet mbajtur qendrim. Te flasim per krimet qe kane ndodhur para 100 vjetesh (ne rend dite eshte ligji i dosjeve) kur ne kemi krimin ketu.
Ristani: Nëse Meta ka urdhëruar vrasjen e deputetëve është e frikshme të punosh këtu. Kjo që po themi ne është per të mirën tuaj se mund ta hani ju nesër.
Silva Caka: Akuzat nuk mund të vërtetohen në Komisionin e Ligjeve. Berisha tha në Shkodër se Tom Doshi ishte kryetrafikant ndërsa Berisha Junior tha se Doshi mori diplomën e shkollës së lartë pa mbaruar shkollën e mesme. Problemi juaj me prokurorinë është se nuk i thoni dot Llallës lavire bulevardi sic i thatë Ina Ramës
Strazimiri: Tom Doshi kushdo që është nuk e meriton ti vihet tritoli dhe të vritet nga kryetari i kuvendit
Silva Caka: E ke vertetuar ti këtë?
Strazimiri: Tom Doshi di ca gjëra për 21 janarin. Nëse doni të zbardhni gje per 21 janarin duhet ta mbroni këtu.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb