Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se çështja e 21 janarit mund të rihapet për shkak se këtë e përcakton ligji i ri.

Në një debat në emision dhe me gazetaren Klodiana Lala, Ngjela thotë se ligji ka ndryshuar pasi dikur Prokuroria e përgjithshme ka qenë e centralizuar dhe se ishte prokurori i përgjithshëm, në rastin për mbylljen e dosjes së 21 janarit, Adriatik Llalla i cili mund të bënte çdo gjë dhe si përfundim doli njeriu më i korruptuar i Shqipërisë.

DEBATI NË EMISIONIN ”REAL STORY”

Spartak Ngjela: Mos u pajto me logjikën time

Klodiana Lala: Pa diskutim që sistemi është i korruptuar por jo të gjithë gjyqtarët dhe juristët janë të korruptuar

Sparak Ngjela: Nuk mund t’i përgjigjem psikozës popullore me profesion

Klodiana Lala: Si mund të hapet cështja

Spartak Ngjela: Eshtë ligji i ri i hap të gjitha çështjet. Por harroni një gjë, Prokuroria e Përjgithshme ka qenë e centralizuar. Ku e keni Llallën . Ka qenë më i korruptuari i Shqipërisë. Ndalonte cdo hetim ja garantonte ligji. Lëreni shtetin të punojë. Prokurori i Përgjithshëm mund të bënte cdo gjë.

Klodiana Lala: Të dhënat e serverit janë diku. Por nëse nuk  i shkojnë Prokurorisë ç’vlerë ka. Uroj që të jetë e vërtetë ajo cfarë deklaroni që SPAK-u e ka serverin. I bie që të gjitha dosjet, për shembull Aldo Bare me logjikën e Ngjelës duhet t’i rihapet dosja.

Spartak Ngjela: Vetëm korrupsioni i lartë, që të shkojnë deputetët dhe gjithë ministrat por s’kemi ligjin për këtë. S’më besoni që ligji është kështu?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb