Altin Avdyli, i arrestuari i operacionit Vol-Vo4 kërkon përjashtimin e Gjyqtares Saida Dollani nga gjykimi i çështjes së tij. Po kështu Avdyli ka kallëzuar gjyqtaren e Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “shpërdorim detyre”.

“Avdyli ka ushtruar kallëzim në Prokurorinë e Rrethit shprehet se Relatoria e çështjes ka shpërdoruar hapur detyrën duke qëndruar me ‘forcë’ në çështjen e tij dhe duke mos dhënë dorëheqjen ndonëse ka dhënë vendim më datën 03 Qershor 2021 për një pjesë të dosjes 339, duke shpërdoruar hapur detyrën e shenjtë të dhënies drejtësi dhe duke paragjykuar çështjen që në krye të herës!
Gjithashtu pjesë e kallëzimit janë edhe veprimet arbitrare të relatores znj. Dollani ndaj tij, që pavarësisht se kishte dy avokatë ne sallën e gjykimit, duke mos dhënë asnjë shpjegim nuk i ka legjitimuar ata dhe duke vazhduar me avokat kryesisht, ‘sa pre sy dhe faqe” për të qenë në rregull procedurialisht dhe për të formalizuar një vendim të paracaktuar më herët!
Kjo gjyqtare në emër të ligjit procedurial, kryen paligjshmëritë, ku me arrogancën ballkanike shkel të drejtat më themelore të të pandehurve”, shprehet në kërkesën për përjashtim dhe kallëzimin në prokurorinë e Durrësit avokati i Avdylit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb