DURRES

21 komisionerët e arrestuar për zgjedhjet e 2017 do të dalin sot para Gjykatës së Durrësit, raporton gazetarja Klodjana Haxhiaj.
Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli moskompetencë për këtë pjesë të dosjes 339 teksa sot do të ketë sërish masa sigurie, por kësaj radhë në Gjykatën e Durrësit për komisionerët që në zgjedhjet e 2021 akuzohen se votuam më shumë se një herë.

8 prej tyre janë aktualisht në arrest me burg, kurse të tjerët janë liruar nga qelia në arrest shtëpie apo detyrim paraqitje.

Avokatët e komisionerëve të arrestuar pretendojnë se hetimi për komisionerët është kryer me standarde të dyfishta diskriminuese, mbi baza partiake, duke akuzuar se në arrest me burg janë lënë vetëm komisionerët që përfaqësonin opozitën.
Po ashtu relator i çështjes, gjyqtari Tritan Hamiti më datën 10 shtator kalon në Vetting.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb