SPAK kërkon dënimin me 10 vite burgim për Astrit Avdylajn, i konsideruar si kreu i grupit Avdylaj. Njeriu që mban edhe dy mbiemra të tjerë, Balliu dhe Sulejmani akuzohet për trafik narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, i cili trafikoi një sasi të madhe heroinë, që u sekuestrua në një laborator në fshatin Brenogë të Hasit. Jasin Kala alias Avdyli rrezikon dënimin me 9 vite burgim për pjesëmarrje në grup kriminal, drogë dhe pastrim parash.

Për Denis Llaftiun, u kërkua dënimi me 9 vite burgim, ndërsa për Fatos Llaftiun, 3 vite për akuzën e moskallëzimit të krimit. Iskënder Sale alias Mehmet Gjini dhe Xhemal Shala rrezikojnë nga 12 vite burgim secili. Grupi kriminal Avdylaj u godit 3 vite më parë në kuadër të operacionit Volvo 4.


Pjesëtarët e këtij grupi u kapën në përgjime me ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako duke biseduar për shitblerje të votës. Aktualisht pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit janë të lirë, pasi u skaduan afatet e paraburgimit, për shkak të zvarritjes së procesit gjyqësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: