Këshilltari i Prokurorisë së Përgjithshme, Denion Ndrenika, në një lidhje telefonike në emisionin Java në RTSH, ka folur për dosjen 339 dhe lëvizjet e prokurorëve që kanë hetuar atë.

Ndrenika tha se largimi rastësor i prokurorëve solli një zhbllokim të çështjes që solli rezultatet e ditëve të fundit.

“Largimi rastësor i prokurorit ka sjellë zhbllokimin e dosjes. Nuk është fjala për Anton Martinin, pasi është larguar prej shumë kohësh. Prokurori i fundit që e kishte nën hetim dhe është ngarkuar për këtë hetim me një dyshe prokurorësh të tjerë. Theksojmë se materiali është shumë voluminoz dhe hetimi vijon deri na zbardhjen e plotë. Theksoj se dosja rrinte për shumë muaj pa asnjë veprim dhe shumë kush mund ta kuptojë se çfarë solli largimi i prokurorit,” tha Ndrenika

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb