Për të dytën herë, gjykata e Tiranës i jep edhe tre muaj kohe prokurorisë për hetimin e çështjes së privatizimit në 2009 të OST tek cekët e CEZ.

Zgjatja e afatit është miratuan nga gjykatësi Lazar Sallaku pas kërkesës as bërë nga organi i akuzës, i cili mbetet në pritje të dëshmisë së Nuel Kalajt, i konsideruar si njeriu kyç dhe që ka dijeni për rrethanat çështjes.

Por pavarësisht se letërporosia drejt Kosovës për pyetjen e biznesmenit ka gjashtë muaj aq ka marrë rrugë ende autoritetet Shqiptare nuk kane informacion nëse ai i ka dhënë shpjegime për llogari të çështjes. Socialistët e akuzojnë Kalajn se ka luajtur rolin e sekserit në procesin e privatizimit, nga e cila sipas tyre shtetit i është shkaktuar një mbi 400 milionë dollarë, e dëshmia e tij konsiderohet si provë tejet e rëndësishme për t’i dhënë zgjidhje çështjes.

Nëse përgjigjja e letërporosisë nuk mbërrin brenda fundit të tetorit 2018 prokurorët janë të detyruan të kërkojnë sërish shtyrje të afatit në të kundërt duhet të konkludojnë për dosjen me të dhënat e administruara deri më tani. Gjasat janë që hetimet të zvarritjen jashtë çdo afati, nisur kjo nga fakti se shume dosje të nxehta kane mbetur peng i letërporosisë.

Hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri mbetet të hapura për shkak se priten përgjigjet e dy letërporosive njëra prej të cilave nga Mali i Zi. Më herët Krimet e Rënda pezulluan dosjen për Arbër Ccekaj pas dyshimeve se tentoi të trafikonte 93 kg kokainë nga Ekuadori. Autoritetet e vendit të Amerikës Latine nuk iu përgjigjën asnjëherë drejtësisë shqiptare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb