Hije dyshimi mbi mënyrën sesi ERE dhe KESH “u përplasën” në dhjetorin e vitit 2010 për çështjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kush ishte përfituesi i uljes së çmimit të energjisë elektrike dhe si influencoi ERE për të ulur çmimin e energjisë në kohën që drejtohej nga Nepravishta, njeriu të cilin kishte takuar Ismailaj me Hejsek?

Dokumentat e avokaturës së qeverisë shqiptare kundër CEZ nxjerrin një shifër prej 1.48 milionë eurosh që besohen se janë përfituar nga DIA për të influencuar vendimin e ERE për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Faktet flasin se kush kanë qenë zyrtarët që kanë kërkuar uljen e çmimit dhe kush i ka emëruar ata në detyrat e tyre. Dhe cilët kanë qenë zyrtarët që kanë kërkuar mbajtjen e çmimit të pandryshuar për të shëndoshur financat e kompanisë KESH, dhe kush i ka emëruar këta të fundit në detyrën e tyre.

Çmimi i energjisë elektrike, në fakt, është ulur, sikurse pretendohet. Por si kanë ndodhur ngjarjet?

Më 7 dhjetor 2010, ERE mori një vendim të çuditshëm për të ulur çmimin e energjisë elektrikë që KESH i shiste CEZ, duke e cuar në 1.48 lekë k/ëh, çka në fakt dëmtonte rëndë financat dhe stabilitetin e KESH sh.a. KESH në atë kohë ishte në varësi të Ministrit të Ekonomisë, që drejtohej nga Ilir Meta.

KESH, në varësi të Metës, i kërkoi ERE-s të rishikonte vendimin për uljen e çmimit të energjisë që merrej nga kjo kompani sh.a. Por, vetëm tre ditë përpara vitit të ri 2011, kur njerëzit e kishin mendjen më së shumti tek Viti i Ri që po vinte, ERE merr vendimin për të hedhur poshtë kërkesën e KESH për të mos e ndryshuar çmimin.

KESH nuk priti gjatë pas këtij refuzimi të dytë nga ERE. Në mesin e janarit 2011, KESH e ankimoi çështjen në gjykatën e Shkallës së parë e cila sërish i dha të drejtë ERE për të ulur çmimin. KESH, nuk i ndaloi procedurat, duke e ankimuar këtë vendim të shkallës së parë, në gjykatën e Apelit. Por edhe kjo e fundit, la në fuqi vendimin e ERE duke hedhur poshtë pretendimet e KESH.

Nisur nga rrethanat dhe prezantimet që Hejsek thotë se ka pasur, në kohën që drejtonte CEZ, personat që ai ka takuar dhe me ndërmjetësimin e Kastriot Ismailajt, kanë qenë drejtuesit e ERE, kryetari Bujar Nepravishta, dhe këshilltari i tij Përparim Ahmeti. Dhe këtë Hejsek e thotë në dëshminë e tij të gushtit, për këtë çështje.

Logjika thotë, se ish Ministri i Ekonomisë Ilir Meta, ka qenë kundër uljes së çmimit, ndryshe nga sa pretendohet, për sa kohë që KESH ishte në varësi të këtij të fundit, dhe ngulmoi me dy kërkesa për ERE dhe dy veprime ligjore në gjykatë për të mos ndryshuar çmimin.

dokumentrogjinal2

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: