Gazetarë dhe ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, të ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” kanë diskutuar në lidhje me dosjen e 21 janarit.

Hajdari theksoi se çështja do të marrë drejtim të mirë. Gazetarja Lala vlerësoi se kanë kaluar dhjetë vjet nga ngjarja dhe kjo e bën zbardhjen e saj të vështirë.

Shkëlqim Hajdari: Janë disa pista që duhet të hetohen, ka boll prova që duhet të merren. Edhe bashkëpunimi ndërkombëtar i Prokurorisë së Tiranës dhe SPAK është prezent. Nëse do ketë vullnet, besoj do ketë vullnet dhe unë mendoj se 21 janari do marrë udhë të mirë. Do pyetet edhe doktori Sali Berisha, do i thuhet se kush ta dha informacionin që këta janë vrarë me çadra me pistoletë. Unë uroj që çështje pa fund të hetohen dhe nëse gjenden prova të shkojnë përgjegjësit para drejtësisë. Për 21 janarin, jemi tek vrasja me paramendim për dy ose më shumë persona. Prokuroria ka nevojë për mbështetjen tonë. Nuk ka dalë urdhër-arrest nga Prokuroria për Berishën dhe Ramën.

Ferdinand Dervishi: Serverat janë fshirë në formë të tillë që nuk kanë lënë gjurmë. Ngjarja është shumë e madhe, mund të ketë prova të forta, që mund të kenë vlerë para gjykatës.

Klodiana Lala: Patjetër ne duhet të jemi me viktimat. Serveri duhet ta mbyllte çështjen. Duhet të kemi parasysh se jemi dhjetë vjet më vonë. Jemi kaq kohë pasi ka ndodhur ngjarja dhe është e vështirë të zbardhet ngjarja.  Kjo historia se “po shkojmë përpara” lëndon thjesht të afërmit e viktimave.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb