TIRANE

Dosja e 613 kg kokainë të kapura në Portin e Durrësit vijon shqyrtimin në Gjykatën e Posaçme. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se ditën e sotme avokati i të akuzuarit Armando Pezaku, Arben Prenga, ka bërë mbrojtjen në gjykatë për klientin e tij.

Mësohet se mbrojtja për Pezakun ishte gati që në dhjetor të 2018 dhe avokati ka kërkuar pafajësinë për klientin e tij. Armando Pezaku është një ndër të akuzuarit si pjesë e grupit të 613 kg kokaine, që u kap në shkurt të vitit 2018 dhe ishte sasia më e madhe e futur ndonjëherë në vendin tonë.

Ndërkohë, të pandehurit e tjerë, Arbër Çekaj e Donaldo Lushaj, kanë paraqitur kërkesën për shtyrje, pasi avokati Maks Haxhia ka paraqitur raport mjekësor. Çekajt dhe Lushajt u është caktuar avokat kryesisht nga gjykata, ndërsa seanca e radhës është caktuar në datën 8 shtator.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb