Studiuesi Ardian Ndreca, profesor në Universitetin Urbaniana në Romë tregohet shumë i ashpër, ndaj studimit të Auron Tares për Ernest Koliqin e Martin Camajn. Ai madje, hedh akuza se dosja nuk është marrë në mënyrë të ligjshme. Për të, studimi është pa metodë shkencore, pa rend logjik. “Përpiqet të denigrojë figurën e Camajt. Tare e mori dosjen në mënyrë të paligjshme.”

Sipas tij, mes të vërtetave janë fshehur edhe detaje me rëndësi. Ai jep edhe arsyet se pse shumë shqiptarë bashkëpunuan për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës.

“Po, Koliqi e Camaj bashkëpunuan me shërbime. Janë shkruar dhjetra libra për këtë cështje. Ka libra që shpjegojnë puzzle-n e bashkëpunimeve” Sipas tij, bashkëpunimi ka qenë krejt i zakonshëm për intelektualët e lindjes për të rrëzuar qeveritë e vendeve nga vinin. Në anën tjetër, ai sqaron edhe çështjen e financimit që pretendohet nga Auron Tare për revistën Shejzat të Koliqit.

Ndreca mendon se gjykimi historik mbi Camajn nuk mund ta japë Tare, ai thotë se konteksti kur u krijuan dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit, duhen parë me reverva.

Ai i jep nje tjetër lexim situates, duke hedhur hije dyshimi mbi arsyet e përdorimit të disa dokumenteve, ndaj ka një thirrje për Autoritetin e Dosjeve.

“Ka përpjekje për të hedhur baltë mbi klerin katolik. Baltë mbi shkrimtarë e artistë të asaj koh. Nëse Autoriteti e lejon, humb misionin e tij”.

Ndreca krahason dokumentet e Sigurimit me ato të KGB-së e Stasit. Debatet për figura të njohura të letrave shqipe, kanë ngjallur gjithnjë ndjeshmëri të lartë publike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb