Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka dërguar sot në gjykatë dosjen në ngarkim të të pandehurit Çelnik Shaholli, akuzuar se ka kryer vepren penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 9 qershorit 2018 në banesën e familjes Shaholli në Kënetë të Durrësit. 40-vjeçarja Adriana Shaholli nënë e 6 fëmijëve është grindur me bashkëshortin Çelnik Shaholli 42-vjeç, pasi kishte filluar punë në një lavanderi.

Çelnik Shaholli mësohet të jetë bërë xheloz për punën e bashkëshortes dhe e akuzonte të ndjerën se kishte marrëdhënie me pronarin. Në sherr e sipër ai e ka shtyrë dhe gruaja ka përplasur kokën në dysheme.

Çlirim Shaholli e çoi me duar e tija në urgjencë bashkëshorten e plagosur. Mjekët vunë re një hematomë në kokë, ndërsa gruaja nuk mundi të dilte e gjallë nga salla e operacionit. Pas shoqërimit në polici burri pranoi që ishin zënë. Ai e kishte shtyrë dhe ajo kish përplasur kokën në dysheme. “Nuk doja ta vrisja, si mund të lija jetim fëmijët e mi”,- mësohet të ketë thënë ai në polici.

Por nga hetimet e Prokurorisë rezulton se e ndjera është vrarë me mjete të forta mbrerëse.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb