TIRANË

Është deklasifikuar dosja e objektit të rëndësisë së veçantë për Teatrin e Operës dhe Baletit. Deklasifikimi është bërë më 2 prill të këtij viti, teksa përfshin një periudhë mbulimi nga viti 1973 deri në 1991.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991 bën të ditur se në TOB punonin rreth 78 persona, mes tyre dhe bashkëpunëtorë të sigurimit, ndërsa 53 vetë survejoheshin pasi rezultonin me “qëndrim të keq politik”.

“Dosja e Objektit të Rëndësisë së Veçantë për Teatrin e Operës dhe Baletit, me dy fashikuj, është deklasifikuar më 2.04.2021.
Dosja është hapur në vitin 1973 dhe mbulon survejimin e strukturës së Bibliotekës Kombëtare, Pallatit të Kulturës dhe Teatrit të Operës dhe Baletit. Dosja ORV është mbyllur më 16.03.1991.
Rreth 78 vetë (kompozitorë, balerinë, këngëtarë, orkestrantë) punonin në Teatrin e Operës dhe Baletit, mes të cilëve, edhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. 53 persona survejoheshin, sepse, sipas raporteve të Sigurimit, rezultonin me “qëndrim të keq politik”.
Mes tyre, 45 survejoheshin në TOB, 6 në Bibliotekën Kombëtare dhe 2 në Pallatin e Kulturës Masive.
Dosja mund të vihet në dispozicion të studiuesve, në përputhje me ligjin 45/2015 i ndryshuar dhe udhëzuesin për studiues e media”, shkruan Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb