TIRANE– Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për ish-drejtorin e Interpolit Tiranë, Artan Bajraktari, dhe specialisten Loreta Alla, të cilët ishin nën hetim për fshehje të kërkesës së Interpolit belg për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Prokuroria ka vendosur të mbyllë hetimet pasi sipas saj nuk ka vepër penale.

Në prill të këtij viti Gjykata vendosi hetim në gjendje të lirë për Artan Bajraktarin, i cili më herët ishte arrestuar pasi dyshohej se dokumenti i Interpol Belgjikës për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe arrestimin e deputetit Mark Frroku, kishte mbërritur në Tiranë që prej janarit 2015, por ishte mbajtur e fshehur.

Në sqarimin e saj, Prokuroria e Tiranës shprehet se nga hetimi rezultoi se kjo vonesë në përcjelljen e praktikes organeve kompetente nuk është bërë me dashje nga dy punonjësit e Interpol Tiranës, por për një shkak objektiv që kishte të bënte me verifikimin e dy email-ve të datës 8 janar dhe 23 mars në sistemin e brendshëm dhe komunikimit me qendrën e Interpolit në Lion Francë.

Meqenëse ky verifikim kërkonte kohë, praktika është bërë e mundur të përcillet disa ditë (4 ditë) jashtë afatit ligjor, pikërisht më datë 27 mars një dite pas dhënies së autorizimit për arrestimin nga Kuvendi i Shqipërisë për shtetasin Mark Frroku, i dyshuar për vepra penale të kryera brenda territorit shqiptar.

Sipas Prokurorisë dy personat nuk kanë patur për qellim të favorizojnë interesat personale apo të të tretëve, por prioritet ka qenë saktësimi i informacionit të përcjellë nga Interpol Brukseli drejt Interpol Tiranës. Shkelja e tyre konsiderohet e natyrës me karakter administrativ dhe jo si shkelje e ligjit.

PJESË NGA VENDIMI I PUSHIMIT PËR SHTETASIT ARBEN BAJRAKTARI DHE LORETA ALLA, ZYRTARË TË INTERPOL TIRANA
….. Nga hetimi rezultoi se dy punonjesit e Zyres Qendrore Kombetare Interpol Tirana shtetesja Loreta Alla me detyre specialiste si dhe shtetasi Artan Bajraktari me detyre Shef Sektori, gjate detyres se tyre funksionale, kane vepruar ne kundershtim me dispozitat ligjore, te cilat normojne punen e tyre, duke mosvepruar brenda afatit ligjor (menjehere/ brenda 5 diteve nga marrja dijeni), ne kryerjen e procedurave per venien ne dispozicion te praktikes, organeve kompetente Prokurori e Pergjithshme /Ministri e Drejtesie, me qellim vazhdimin e metejshem te procedurave ligjore per ekzekutimin e mases shtrenguese te kerkuar nga autoriteti i huaj i drejtesise belge.

Veprimet e tyre bien ne kundershtim me nenin 38/1 te ligjit nr.10193 date 03.12.2009 “Per marredheniet juridiksionale me autoritetet e Huaja ne Ceshtjet Penale”, ku thuhet shprehimisht se; “ 1. Zyra e Interpolit , me marrjen e nje urdheri nderkombetar arresti, nga nje shtet i huaj kunder nje shtetasi shqiptar, ne te cilen deklarohet qellimi i shtetit kerkues per ekstradimin e personit, menjehere dhe gjithsesi, brenda 5 diteve , ia percjell Ministrise se Drejtesise. 2. Ministria e Drejtesise, brenda 5 diteve nga marrja e urdherit nderkombetar , ia percjell Prokurorit te Pergjithshem” si dhe me ligjin nr.108/2014 “Per policine e shtetit” dhe Rregullores nr.759 date 21.05.2008 “Per funksionimin e Zyres Qendrore Kombetare-Interpol Tirana.

Megjithate nga hetimi rezultoi se kjo vonese ne percjelljen e praktikes organeve kompetente nuk eshte bere me dashje nga dy punonjesit e Interpol Tiranes, por per nje shkak objektiv qe kishte te bente me verifikimin e dy email-ve te dates 08.01.2015 dhe 23.01.2015 ne sistemin e brendshem dhe komunikimit me qendren e Interpolit ne Lion France. Meqenese ky verifikim kerkonte kohe, praktika eshte bere e mundur te percillet disa dite (4 dite) jashte afatit ligjor, pikerisht me date 27.03.2015, nje dite pas dhenies se autorizimit per arrestimin nga Kuvendi i Shqiperise per shtetasin Mark Frroku, i dyshuar per vepra penale te kryera brenda territorit shqiptar. Gjithashtu si rezultat i ketij mosveprimi ne afatin ligjor, dy personat nen hetim nuk kane patur per qellim te favorizojne interesat personale apo te te treteve, por prioritet ka qene saktesimi i informacionit te percjelle nga Interpol Brukseli drejt Interpol Tiranes.

Sic rezulton veprimet e mosveprimet e personave nen hetim Loreta Alla e Artan Bajraktari jane kryer ne shkelje te dispozitave ligjore te sipermendura, pra perbejne shkelje te ligjit, por duke patur parasysh natyren e shkeljes te evidentuar me lart, organi i akuzes arrin ne konkluzionin se kjo shkelje do te konsiderohet si shkelje e natyres me karakter administrativ, duke e renditur ne kategorine e kundravajtjes administrative dhe jo shkelje te ligjit ne kuader te se drejtes materiale penale.

Per rrjedhoje ndjekja penale ndaj dy personave nen hetim Loreta Alla dhe Artan Bajraktari nuk duhet te vazhdoje me dhe procedimi penal ndaj tyre duhet te pushohet.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb